Djegia e plehrave në fushë Krujë/ Asnjë zgjidhje edhe pas një muaji nga denoncimi i TCH. Banorët i drejtohen bashkisë 

10/07/2021 19:50

Djegia e mbeturinave në fshatin Halil të Fushë Krujës prej vitesh vijon të mbetët problem për banorët e zonës. Në këtë landfill illegal depozitohen mbetjet urbane të Fushë Krujës. Mbetjet aty hidhe të gjitha së bashku pa I diferencuar ato. 

Top Channel një muaj më pare që në këtë landfill që nuk plotëson asnjë kusht sanitar. Me kërkesë të banorëve të zonës, Top Channel u rikthye sërisht në vendepozitimin e mbetjeve urbane.  Brënda këtij afati kohor situata ishtë përkeqësuar.

Malet me mbetje ishin shtuar, ndërsa flakët e zjarrit që digjnin plastikën shkaktonin re gjigande tymi. Gazrat toksike që clirohen nga djegia e mbeturinave  kanë vënë në alarm banorët. Për këtë arsye Njësia Administrative e Fushës Krujës, përmes kësaj shkreze zyrtare që mban datën 9 korrik kërkon ndihmë tek Bashkia e Krujës.

“Nisur nga ankesat e banorëve në lidhje me vendgrumbullimin e plehrave në fshatin Halil, të cilat janë problematike pasi herë pas here I djegin, kërkojmë nga ana juaj të bëhet ndërhyrja për menaxhimin dhe sistemimin e vendgrumbullimit të plehrave. Situata është tepër problematike për shëndetin e qytetarëve.”

Për bashkinë e Krujës ky nuk është i vetmi landfill ilagal efekt Vetë bashkia mbetjet urbane I depoziton në zonë të mbrotjur.

Përballë kësa situate inspektoriati i mjedisit jo vetëm që nuk ka marë masa ndaj bashkisë së Krujës, por as nuk ka ndijuar të bëjë një inspektim për të parë më nga afër tmerrin mjedisor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA