Vlorë/ Plagosën me sende të forta 39-vjeçarin, shpallen në kërkim 3 autorët

06/07/2021 13:10
Foto ilustruese

3 shtetas, që dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 39-vjeçar, janë identifikuar dhe po kërkohen nga policia në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA