Rezultatet e testimit të mësuesve, 4.2% shkëlqyeshëm/ Nga 3912 pjesëmarrës kanë ngelur 134 mësues

06/07/2021 15:11

Për të marr titullin mësues i kualifikuar, specialist e mjeshtër arsimtarët që kanë 5 vite, 10 apo 20 vite punë u testuan në 8 maj.

Në raportin e siguruar nga top channel rezulton se nga rreth 4000 mijë mësues që morën pjesë në testin e kualifikimit ngelën 134 mësues, të cilët nuk penalizohen. Ata do të jenë sërish pjesë e sistemit arsimor parauniversitar por janë identifikuar si mësuesit me nevoja më të shumta për tu trajnuar.

Gert Janaqi: Ka edhe mësues që kanë marr dobët të cilët janë kryesisht të lëndëve edukim fizik, arte.

Nga 5 shkallë vlerësimi, dobët, mjaftueshëm, mirë , shumë mirë dhe shkëlqyeshëm, pjesa më e madhe e mësuesve 48.5% janë e nivelit mesatar. Vetëm 4.2% e mësuesve që kanë marr pjesë në provim kanë arritur të vlerësohen me shkëlqyeshëm.
Kryesisht janë të lëndëve gjuhë shqipe, gjeografi-histori e më pas matematikë.

Sipas rezultateve krahasuese mësuesit me përvojë 20 vjeçare dhe 10 vjeçare kanë performuar më mirë se mësuesit e rinj. Ndërsa bie në sy diferencimi i vlerësimeve me arsimtarët e zonave urbane të cilët kanë marr nota më të mira dhe atyre në zonat rurale që kanë performancë më të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA