Pranohen kërkesat e gazetarëve/ Kryesia e Kuvendit miraton rregulloren e re

06/07/2021 12:24

Pas protestave te gazetarëve Byroja e Kuvendit reflektoi dhe miratoi ndryshimet ne Rregullore duke përfshirë pjesën me te madhe te kërkesave te reportereve te terrenit, te cilët nuk ishit dakord me përjashtimin e tyre nga ndjekja e komisioneve parlamentare fizikisht.

Kjo është një fitore për të gjithë gazetarët, për sa kohë kërkesa e tyre kryesore është konfirmuar.

Reporterët e terrenit do ti ndjekin fizikisht komisionet parlamentare, ndërkohë që do u mundësohet edhe pasja me vete e një aparati celular.

Kërkesa për praninë e gazetarëve në korridoret e vendit është pranuar pjesërisht, pasi nuk do të lejohet të marrin intervista për deputetë të caktuar por do të lejohet në një ambient të posaçëm për të mundësuar edhe intervistimin e ligjvënësve, po ashtu do të lejohet edhe në ambientet jashtë Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA