Një sherr në familje ka bërë që të përfundojnë në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës dy kanata.
Dava Ndoj, 34-vjeçe është dhunuar nga kunata e saj dhe vjehrri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Markatomaj në Lezhë, në banesën të cilën me vendim gjykata e ndan edhe me bashkëshortin dhe prindërit e tij.
34 vjecarja ka katër fëmijë, më i madhi 12 e më i vogli 5 vjeç, te cilët kanë qenë prezent ne momentin qe ka qe ka ndodhur ngjarja. Dava Ndoj kërkon nga organet kompetente zgjidhjen e kësaj çështje, pasi jeta e saj dhe e fëmijëve është ne rrezik.
Gjatë ditës se sotme policia e Lezhës arrestoi Age Gjacin 45 vjeçe e cila ka ushtruar dhune fizike ndaj kunatës së saj.
Nje rast tjetër dhune ka ndodhur gjatë mbrëmjes se kaluar dhe ne Talë te Lezhës pas njohjes ne ‘tik tok’ dy te rinjtë Bardha Paluca 27 VJ dhe Aldo Bici 24 vjeç, kishin vendosur te jetonin bashkë. Vajza kishte ardhur nga Italia por mbas tre ditësh bashkëjetese djali i ka kërkuar qe te ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve te forta.
Policia gjatë ditës se sotme ka bërë arrestim e 27 vjeçares, e cila i shkaktuar dëmtime fizike bashkëjetuesit së saj.
Top Channel