Mbi 8500 persona kanë hyrë dhe dalë gjatë 4 ditëve të fundit përmes Kapshticë.

Pas hapjes së kësaj pike të kalimit kufitar janë të shumtë udhëtarët që nisën drejt vendit fqinje për arsye pune, pushime apo për të takuar familjarët e tyre.

Përveç fluksit në dalje edhe në hyrje shifra të emigrantëve që vijnë në Shqipëri është e lartë.

Pas hapjes së kësaj pike kufitare, e cila ka qenë e penalizuar sa i takon masave të vendosura nga autoritetet greke, udhëtarët tregojnë se kjo u shkurton distancë, koston por edhe u lehtëson lëvizjen.

Vetëm në 24 orët e fundit nga Kapshtica kanë hyrë 1212 dhe kanë dalë 1239 persona. Për të gjithë ata që vendosin të lënë Shqipërinë autoritetet kërkojnë që krahas formularit PLF të kenë certifikatën e vaksinimit, PCR apo Rapid Test.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA