Grenell uroi serbët për Vidovdanin/ Historiania Kocaqi: Më ekstremiste se vetë deklarata e ekstremistëve serbë!

06/07/2021 14:35

Postimi i disa ditëve më parë i ish të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell, ku nderonte ‘martirët serbë’ nxiti përplasje të forta.

Madje, nuk munguan as kërcënimet në celularin e tij.
Nëse vjen në Shqipëri do të presim kokën, jemi duke të pritur, ne nuk harrojmë, mbaje në mend”, shkruhej në një mesazh, që vetë Grenell e postoi në Twitter.

Sot, në emisionin “Shqipëria live” ishte e ftuar historiania Elena Kocaqi, e cila e konsideroi deklaratën e Grenell të paprecedentë. Sipas saj, “nuk ishte deklaratë historike, por politike”.

Grenell bëri një deklaratë politike. Në deklaratën e tij, nuk ka histori. Bazohen në fakte historike të pavërteta, të krijuara nga serbët. Është deklaratë më ekstremiste se vetë deklarata e ekstremistëve serbë. Bazohet në fakte të manipuluara”.

Por, shton se postimi vjen për shkak të mungesës së informacionit, jo për qëllime të tjera, që nxisin urrejtje në rajon.
Grenell nuk njeh historinë e Ballkanit dhe nuk njeh çështjen shqiptare. Historia është e manipuluar është përdoru në Ballkan që shqiptarët të humbin 2/3 e tokës. Për këtë kemi dhe ne faj, që nuk kemi bërë studime dhe ti publikojmë dhe në anglisht. Deklarata e tij, lë shteg që të mendosh shumë gjëra”.

Ndërkohë, thotë se “karriera e tij në Ballkan ka marrë fund. Asnjë palë nuk do të pranojë më një njeri që mban anë, ka shkaktuar kosto shumë të larta”.

Në deklaratën e Grenell shkruhej: “Sot nderojmë heronjtë e Vidovdan. Në këtë ditë në vitin 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA