Një njeri i qetë dhe pa probleme: kështu njihej në vendlindje Atilio Ndreca, 23 vjeçari nga fshati Spiten i Lezhës, i cili u qëllua barbarisht me shkopa bejsbolli nga një grup personash në Itali. I riu nuk i rezistoi dot plagëve të marra.
Edhe pse u operua dy herë, ai ndërroi jetë në spital, ku në gjendje të rëndë është dhe italiani Pier Francesco Ferrari. Sipas forcave të rendit në vendin fqinj, shqiptarit dhe italianit i kishin zënë pritë në një parking në Mottella një grup 4 apo 5 personash, të cilët i kanë goditur pa pushim.
Mësohet se ata të dy janë telefonuar nga një i njohur, i cili i kishte lënë takim shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Sapo mbërritën aty, Ndreca dhe italiani u rrethuan nga agresorët, që pasi i rrahën keqas, u larguan me shpejtësi.
Policia italiane po heton mbi disa pista, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një larje hesapesh.
Top Channel