Instrumentistë shqiptarë dhe italianë kthejnë në Korçë muzikën baroke

04/07/2021 14:01

Muzika antike apo siç njihet ndryshe muzika baroke u kthye në Korçë nga instrumentistë shqiptare dhe italianë në edicionin e 8 të festivalit Vox Baroque.

Në oborrin e muzeut arkeologjik të Korçës tingujt e muzikës elitare kanë sjellë një mbrëmje të veçantë. Edhe pse jo shume i njohur ky zhaner muzikor është luajtur herët edhe në vendin tonë, ndërsa për artistin Jusuf Beshiri qe prej vitesh përpiqet të sjellë repertorin barok duket se interesi i publikut po rritet e po ashtu edhe instrumentistët e konsiderojnë këtë një itinerar muzikor dhe turistik te veçantë.

Duke zgjedhur një skenë në ambient të hapur dhe në një sit arkeologjik festivali Vox Baroque sjell në vëmendje të veçantë trashëgiminë dhe pasurinë tonë kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA