Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është goditur nga policia e Lezhës, pas hetimit 1-mujor. Policia njofton se në pranga ka rënë Gjovalin Nikolli, banues në Mirditë, si autor i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.
Nikolli është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.
“Strukturat policore në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kulme, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Gj.N.,39 vjeç, banues në Mirditë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal”, njofton policia.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel