Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për Elefterios Sulla, efektiv i patrullës së përgjithshme. Ai doli në përgjime që prej nëntorit 2019, kur dy vëllezërit Breza braktisën një mjet në ndjekje e sipër.
Njëri ndër ta flet në telefon dhe thotë që takoi të atin në spital, që ishte i ndaluar dhe kur një shok i thotë “ec takoje pak minuta” .
Ai përgjigjet: “I dhashë 40 euro atij”.
Kur SPAK kontrolloi kartelën ne spital zbuloi që Elefterio ishte në shërbim atë dite dhe ndaj e vuri në përgjim.
Polici, më tej del në përgjime kur flet me shokun e tij Mikel Zhegu , i cili është shpërndarës droge, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Mikel Zhegu del qartë nga përgjimet që shpërndan drogë dhe në disa raste polici Sulla i thotë : “Ndaj dhe për mua është përdorues droge dhe vetë polici”.
Hera e fundit që polici i patrullave del në përgjime kur flet me shokun e tij në 17 prill 2021, për vendin se ku do të dërgonte drogës. Zhegu i thotë shokut polic: “Nuk e shes 8 (80 mije leke), por 9.5”.
Polici në këtë rast fiton doza për ta përdorur për vete kokainën, por nuk fiton lekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, sipas përgjimeve.
Ditën e arrestimit Ersi Tafa, që ndodhej nën arrest shtëpie takoi mikun e tij Mikel Zhegu. Mikeli ishte me policin dhe hipin në makinë. Polici nuk e njihte Ersi Tafën.
Ai thotë: “Takova Zhegun sepse nuk kam makinë, doja të shkoja në një farmaci 24 orëshe sepse kam mamanë me kancer dhe do të merrja ilaçe. Nuk e njihja personin, as si quhej, as çfarë pune bënte, na ndaluan në Rrugën e Kosovarëve dhe polica gjeti në makinën e Zhegut 4 gramë kokainë“.
Gjate masës, polici rrëfeu: “Kam kryer shpërdorim tjetër, por s’kam bërë korrupsion asgjë tjetër. Jam përdorues droge dhe Mikelin e kam shok, e takova rastësisht. Nuk shpërndaj drogë, por e merrja për përdorim vetjak, nuk kam shitur asnjëherë drogë!”
Ndërsa Ersi Tafa shpjegoi: “Kam mamin sëmurë, kam qenë në arrest shtëpie, s’kam dalë asnjëherë nga shtëpia”.
Të tre personat e përfshirë në përgjime u lanë në arrest me burg nga SPAK.
Top Channel