Moti/ Kthjellime e vranësira kalimtare, zonat në të cilat ka shira në mbrëmje

03/07/2021 11:43

Gjatë orëve të para të ditës vranësira lokale janë zhvilluar në veri dhe zonat qendrore të cilat kanë prodhuar rrebeshe të moderuara shiu me kohëzgjatje prej 20-30 minuta dhe vetëm në zona të izoluara.

Paraditja sot vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në gjysmën perëndimore ndërsa në zonat lindore do të ketë vranësira më të dukshme dhe shira afatshkurtër. Sot nga mesdita dhe deri afër mbrëmjes priten sërish rrebeshe në lindje dhe juglindje të vendit. Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes, rënia e tyre vijon e lehtë edhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale në rang territori nga 11°C ne 32-33°C.

Era do te behet disi e forte sot ne mesdite dhe pasdite duke krijuar dallgëzim 3 ballë afër brigjeve shqiptare por vone pasdite, era dobësohet në tokë dhe në det e për pasojë deti qetësohet.

E diela sjell me shume kthjellime dhe shume pak vranësira duke u shoqëruar edhe me rritje të temperaturave të mesditës kur maksimumi ngjitet mbi 34°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA