Nënës së Rando Hodollarit, i dënuar në Greqi për trafik droge i janë sekuestruar 100 mijë euro.

Gjykata e Fierit sekuestroi tre llogaritë bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga  Lumturi Çervenaku.

Rando Hodollari është dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, ku ka pasur rolin e drejtuesit të grupit kriminal.

Njoftimi i Gjykatës së Fierit:

Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(874) datë 02.07.2021 ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni i Posaçëm Kundër Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, për vendosjen e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruarpër veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA