“Kam gruan me kancer, më hodhën granatë në dhomë”/ Arrestohen 2 shqiptarët në Britani, rrëfejnë si u detyruan të punonin në shtëpi bari: Më vunë shpatë në fyt…

03/07/2021 17:33

Dy shqiptarë që deklaruan se ishin të detyruar nga “mafia” për të punuar në një fermë kanabisi janë arrestuar nga policia.

Ata janë arrestuar që me 27 maj pas një bastisje të policisë në banesën e tyre në rrugën “Dock View”. Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Ervis Truni, 20 vjeç dhe Migen Dragjoshi, 31 vjeç.

Policia gjeti gati 200 bimë kanabis, e përkthyer në para do të thotë 390 mijë paund, shkruajnë mediat britanike.

Të pandehurit kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe mund të ishin viktima të skllavërisë moderne të shfrytëzuar nga kriminelët, u tha në Gjykatën e Cardiff.

Truni u tha detektivëve se ai u largua nga vendlindja e tij pasi kishte frikë nga gjakmarrja nga një familje tjetër në fshatin ku jetonte. Ai pretendoi se ishte hedhur një granatë në dhomën e tij të gjumit në Shqipëri. Kjo kishte shkaktuar frikë tek ai prandaj kishte vendosur që të largohej.

Pas arrestimit, Dragjoshi tha para policisë: “Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar pasi takova një grup në Francë. Ata thanë se do të më jepnin punë në Britani dhe jeta ime do të përmirësohej. Kam ardhur në një kamion pasi pagova 15,000 paund. Në fillim, unë punoja në një lavazh makinash dhe në një vend ndërtimi përpara se të detyrohesha të vija në Barry. Ata thanë se do të më vrisnin mua dhe familjen time në Shqipëri nëse nuk do të bëja atë që thanë. Më rrahën kur u thashë se nuk mund ta bëja atë punë.”

Mes të tjerash shqiptari theksoi se në Shqipëri ka një grua e cila vuan nga kanceri, ndërsa i duhet të kujdeset edhe për prindërit e tij të moshuar.

20-vjeçari Ervis Truni, tha se ai arriti në Mbretërinë e Bashkuar nëntorin e kaluar dhe fillimisht jetoi në Londër para se të detyrohej shkonte në Barry.

Ai tha: “Ata (gangsterët) më vunë një shpatë në fyt dhe më kërcënuan se do të më vrisnin.”

Të pandehurit, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Sipas akuzës, ata ishin njerëz me karakter të mirë të mëparshëm pa asnjë dënim të regjistruar kundër tyre.

Gjykatësi, Mark Cotter QC, i dënoi me 24 javë burg dhe urdhëroi ata të paguanin një shtesë prej 128 £ pas lirimit nga burgu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA