Janë të gjithë fotografë të ardhur nga shumë vende të Europës për të fotografuar biodiversitetin e liqenit të Shkodrës.
17 të apasionuarit e Wild Europe kanë për qëllim evidentimin dhe krijimin e një fondi unik që deri tani i ka munguar të jetës së eger në vendin tonë. Jetmir Troshani është djali nga Shkodra që u bë iniciator i kësaj nisme.
Për fotografet miq, biodiversiteti i liqenit është tejet i pasur.
Nenad Mihajlovic: Kam bërë një rruge të gjatë nga Serbia, rreth 10 orë por jam shumë i kënaqur që jam këtu. Është i gjithë liqeni I vecantë, ka shumë zogj të rrallë, natyra është e bukur, Shkodra po ashtu.
Stefan Schlegl: Unë jam nga Berlini dhe erdha këtu me dëshirë sepse Jetmiri më ftoi. Është hera e parë dhe biodiversiteti këtu është shumë i rrallë. Përshembull, Pelikani Kaçurrel që ne fotografuam, është shumë i rrallë në të gjithë Europën por ju keni shumë. Kam bërë më shumë se 2000 foto sot.
Liqeni I Shkodrës është një pasuri e madhe për Shkodrën, Shqipërinë dhe të gjithë rajonin dhe fotografimi i biodiversitetit është një hap i rëndësishem për promovimin, ruajtjen dhe arkivimin e tij.
Top Channel