Pandemia e covid-19 dhe shpëtimi prej saj me anë të vaksinimit ka frymëzuar fëmijët.
Nxënësit e klasës së dytë në shkollën ‘Ernest Koliqi’ i kanë marr më të mirën kësaj situate dhe plot kreativitet dhanë një shfaqje përpara prindërve të tyre që gjatë gjithë kohës I shihje të qeshur e duke duartrokitur.
“Unë jam Pfizer, vaksina më e kërkuar 90% efektive”
“Unë jam Moderna më mbrojtëse se kolegia ime Pfizer plot 95%” , thanë fëmijët.
Edhe pse të vegjël, ata kishin informacionet e nevojshme për shumëllojshmërinë e vaksinave anticovid që i thanë me humor.
“Unë jam Astrazeneca, vaksinoj edhe të varfërit”, tha një fëmijë tjetër.
Fëmijët që flisnin për vaksinat ishin përshtatur edhe në veshje si to, e Përballë bashkëmoshatarëve të tyre të veshur si mjek përpiqeshin ti bindnin për certifikimin.
Top Channel