Pronari i një lokali është ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë në Durrës, pasi po punonte pas orës 00:00.
Shtetasi me iniciale H.D. kishte organizuar aktivitet me muzikë në lokalin e tij, në lagjen 13, zona e Plazhit, që vazhdoi pas orarit të vendosur si masë anti Covid.
Edhe në Shijak, 40-vjeçari me iniciale V.K. është vënë nën hetim, pasi mbajti hapur lokalin, pas orës së lejuar.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe të Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin H. D., në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalishtshtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anti Covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Top Channel