Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 8 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 3036 testime të kryera, rastet pozitive kanë rezultuar:  2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (3 Korrik 2021)

Raste të reja ditore  8

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale  3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore  3036

Testime totale  815,335

Raste pozitive 132,534

Raste të shëruara 130,023

Raste Aktive 55

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  21

Shkodër  12

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 5

Lezhë 2

Korçë 2

Berat  1

Fier  1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA