Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar/ Reagojnë aktorët Neritan Liçaj dhe Robert Budina

02/07/2021 19:13

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që miratoi vendimin për shembjen e teatrit Kombëtar, por pezulloi vazhdimin e punimeve kanë reaguar edhe aktorët simbol të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Aktori Neritan Liçaj e ka cilësuar si fitore të madhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Jam i emocionuar është një fitore e madhe. E rëndësishme është Teatri dhe më vjen mirë që jam në këtë projekt. Në fund fare, koha dhe historia na dha të drejtë në këtë betejë. Si kjo nuk ka parë bota. E kanë pjellë gjithë këtë baltë mbi ne sepse u sulmuam politikisht. Na sulmuan politikisht dhe gaboi qeveria me mazhorancën e majtë. Nderi dhe dinjiteti është të ulen në gjunjë dhe ta bëjnë siç ishte. Le të bëjnë teatro të tjerë. E pakta që mund të bëjnë është të ulen në gjunjë dhe të kërkojnë falje, jo për Neritanin”, tha ai.

Po ashtu ka reaguar edhe regjisori Robert Budina duke thënë se organet e drejtësisë kanë filluar të funksionojnë dhe njerëzit kanë një precedent të fortë se Shqipëria mund të bëhet. Gjithashtu regjisori theksoi se janë mbi 250 veta të përfshirë në shembjen e teatrit, të cilët do të japin llogari.

“Organet e drejtësisë kanë filluar të funksionojnë, njerëzit  kanë një precedent të fortë që Shqipëria mund të bëhet, akoma se besoj që ka ndodhur dhe është një dhuratë e madhe për ne. Është një fitore e qytetarisë dhe kjo betejë politike do të vijojë sepse është një fitore e madhe për të gjithë shqiptarët  dhe e juristët  që përgatitën dokumentet dhe e çuan deri në fund.

Ne do kërkojmë rikthimin e teatrit, janë mbi 250 veta të përfshirë të cilët do të japin llogari, për ti rikthyer shqiptarëve  atë dëm dhe masakër që u shkaktua, për të kthyer atë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe gjithë përpjekjet tona duhet të finalizohen me rikthimin e  teatrit.

Falënderoj anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, jam i habitur , pak më parë qava dhe nuk më ndalonin dot lotët sepse nuk e besoja pasi  i kisha humbur të gjitha shpresat , nuk e di nga erdhi kjo dhuratë.

Të rikthejmë vendin ku konkurron vlera, ku respektohet trashëgimia dhe ku respektojmë njëri tjetrin. Nuk jemi as pjesë e opozitës as me presidentin, e fituam pa asnjë mjet politik, nuk ka fitore më të madhe se ky vendim i jashtëzakonshëm dhe një urim shkon  për lojtarët kryesorë dhe këdo që ka kontribuar në këtë çështje”, tha Budina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA