Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj ishte mes të dyshuarve që u arrestuan sot, në super operacionin antidrogë, që po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Gazetari i Top Channel, Mikeli Marsi raporton se Lelaj është hedhur nga kati i dytë i banesës, sapo ka parë efektivët e policisë.

Për pasojë, ai ka pësuar fraktura në këmbë, por pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është dërguar drejt Tiranës.

Të gjithë personat e arrestuar nga SPAK, në operacionin e trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, janë nisur drejt Tiranës.
Operacioni vijon të kryhet ende përfshirë 4 shtete, Italinë, Spanjën Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Disa miliona euro janë konfiskuar të përfituara nga veprimtaria kriminale e personave të përfshirë.

Në aksionin antidrogë që po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit janë arrestuar dhe Prokurori i Vlorës, Maksim Sota; Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë dhe Shefi i Sektorit të Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Ilir Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA