Policia zbret në bregdetin e Shëngjinit, për herë të parë nuk konstaton asnjë subjekt pa leje

02/07/2021 13:53

Operacioni “Bregdeti ynë” është shtrirë edhe në Kune, Shëngjin ku janë kontrolluar 20 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

“Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar  nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup të FNSh, grup të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Kune, Shëngjin”, njofton policia.

Ndërkohë operacioni vijon pa probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA