Rritja e temperaturave ka bërë që çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit të ketë një fluks të pacientëve të vegjël që paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas mjekëve, çdo dite paraqiten per t’u vizituar rreth 100 fëmijë, ndërsa rastet e shtrimit janë më të pakta.
Stina e verës është periudha kur fëmijët janë më të predispiozuar për t’u prekur nga virozat. Pothuajse të gjithë fëmijët, paraqiten në pediatri me të njëjtat simptoma, temperaturë e lartë, diare dhe të vjella.
Nga ana tjetër mjekët këshillojnë prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i ekspozojnë fëmijët në diell gjatë orëve të pikut.
Gjithashtu, sipas mjekeve një kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet higjienës personale të fëmijëve dhe higjienës së produkteve që ata konsumojnë çdo dite.
Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, thonë mjekët, do të ndihmojë në hidratimin e trupit të fëmijës dhe në përballimin e temperaturave të larta.
Top Channel