Një 58-vjeçare është vënë në pranga dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj për kultivim kanabisi.
Bashkëshorti E. G., 58 vjeç është dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në shtëpinë e tyre në Gërmenjë të Skraparit u gjetën fidanë kanabisi.
Skrapar
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet autorja e dyshuar e tentativës për kultivim, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Gërmenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasen H. G., 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”), banues në fshatin Gërmenjë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel