Durrës/ Tregtarët në protestë për projektin e rikonstruksionit të tregut të fruta perimeve
01/07/2021 15:24
Investimi për rikonstruksionin e tregut të fruta-perimeve në Durrës ka sjellë reagimin e tregtarëve të tij.
Ata protestuan paraditen e sotme, duke kërkuar shtyrjen e fillimit të punimeve deri më 1 shtator, pasi vendi ku duhet të transferohen nuk ka asnjë kusht higjeno-sanitar për tregtimin e produkteve agro-ushqimore.
Rreth 300 persona ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg, ndërsa javën e kaluar përmes një shkrese bashkia u ka kërkuar të lirojnë ambientet e tregut që do t’i nënshtrohet rikonsktruksionit të plotë.
Investimi me një vlerë 60 milionë lekë synon të përmirësojë kushtet e tregtimit duke rritur sigurinë ushqimore për konsumatorët dhe shtuar kapacitetet e tregtimit në të.
Top Channel