Durrës, bashkia ka caktuar vend të ri për tregun e fruta-perimeve, tregtarët protestojnë: Edhe bagëtia futet në hije, ne po na nxjerrin jashtë!

01/07/2021 10:16

Tregtarët e fruta-perimeve kanë dalë në protestë paraditen e sotme në Durrës, duke kundërshtuar lëvizjen e tregut.

Për shkak të rikonstruksionit të tregut në lagjen 12 tregtarët duhet të largohen tregun që t’i hapin rrugë punimeve.

Tregtarët protestues shprehen se vendi që u ka caktuar bashkia për të ushtruar aktivitetin është i papërshtatshëm, pasi nuk plotëson asnjë kusht higjenik për tregtimin e fruta-perimeve.

Njoftimi ka ardhur katër ditë para, pa një vulë bashkie, vetëm me letër dore. Nuk jemi në kundërshtim me rregullin. Të bëhet markata. Ne taksat i kemi paguar të gjitha. Duam të dinë ku shkojnë ato lekë”, thotë një nga tregtarët.

Ata kërkojnë shtyrjen e afatit me dy muaj.

Jemi të shqetësuar. Duan të na çojnë te fusha e rërës. Në një moment si ky, në kulmin e vapës, nuk po kërkojmë asgjë tjetër. Vetëm shtyrjen e një afati dy mujor. Edhe bagëtia futet në hije tani, por ky sistem duan të na nxjerrin si bagëtitë në diell. Këtu fshihet dikush. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm një vend pune. I kërkojmë kohë deri në shtator”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA