Një 37-vjeçar nga Kosova është vënë nën hetim në Rinas për mosdeklarim të 15 mijë eurove në kufi.

Sh. Th, do të udhëtonte për në Dubai dhe paratë i janë gjetur të fshehura në çantë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Rinas

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.  Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova.  Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën  e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.  Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA