Aksioni për lirimin e plazheve/ Nis hetimi ndaj administratorëve që vendosën çadra e shezlongë pa leje në rërë

01/07/2021 14:00

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në plazhet e vendit, ka nisur ndjekja ligjore për personat që kishin ‘zaptuar’ rërës.

Velipojë, një 50-vjeçare është vënë nën hetim pasi kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.
Deri tani janë kontrolluar 46 subjekte, nga ku janë hequr 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Durrës, aksioni policor kundër shfrytëzimit të paligjshëm të hapësirës publike nisi nga Përroi i Agait-Plepa deri në Urën e Dajlanit. Pas shkeljeve të konstatuara, po ndiqen penalisht 7 administratorë lokalesh:

L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.Deri tani janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.

Një ditë më parë, në plazhin e Semanit dhe Darzezës janë liruar 13 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

13 administratorë subjektesh janë vënë nën hetim për veprën penale të “Pushtimit të tokës”, në Seman.
Inicialet e shtetasve të vënë nën hetim: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T.

Kontrollet e policisë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Territorit të kontrollit dhe zyrës së Tatimeve të bashkisë vazhdojnë në Rivierën Shqiptare.

Janë evidentuar2 subjekte pa leje në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë, në të cilat u hoqën 132 shezlongë dhe 66 çadra.
8 administratorët e këtyre lokaleve po hetohen për shfrytëzim të pronës publike: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe F. K.

Ndërkohë, në Pogradec situata paraqitet e qetë. Pogradecarët që kanë vendosur çadra dhe shezlongë në rërë, janë pajisur me lejen përkatëse për shfrytëzimin e rërës. Sipas policisë, deri tani janë kontrolluar 18 subjekte dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA