Një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë rezervuarit në fshatin Palaq, Prezë.
Nga veprimet e para, thuhet se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet të jetë mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel