Ish-aktorja e njohur amerikane gjykohet si tutore e ‘skllaveve’ të kultit të seksit (fotot)

30/06/2021 21:53

Është thuajse e pabesueshme edhe me standardet e dramave televizive.

Ish-aktorja amerikane Allison Mack, është e famshme për rolin e Chloe Sullivan, ‘krahu i djathtë’ i djalit me superfuqi Clark Kent në serialin “Smallville” në fillim të viteve 2000.

Por aktorja me fytyrën e butë e të dashur, ishte prezantuar më pas me grupin shoqëror ‘Nxivm’ dhe drejtuesin e tij sadist e manipulues Keith Raniere, i cili e transformoi vajzën nga një yll televizioni dhe aktore e përkushtuar, në rekrutuesen kryesore të kultit të tij mizor të seksit.

Rënia spektakolare e ish-aktores 38-vjeçare kulminon nesër në gjyqin federal të Brooklyn me akuza mashtrimi dhe konspiracioni, për ndihmën e saj në rekrutimin e anëtareve të reja të grupit Nxivm, që Raniere i përdorte si skllave seksi.

Mack përballet tashmë me 40 vjet burg si tutorja e skllaveve të Raniere, i cili damkoste femrat me inicialet e tij, i linte pa bukë, i shantazhonte për t’i joshur të bënin seks me të.

Sesi Mack u kthye nga një prej fytyrave më të dashura televizive, në një të kërkuar për krime seksuale nga FBI, kjo ka surprizuar edhe ata që e njihnin nga afër ate, shkruan New York Post.

“Është sikur t’i thuash dikujt se vëllai yt ka vrarë dikë,” thotë ish-kolegu i saj aktor në “Smallville” Michael Rosenbaum, teksa gruaja ishte arrestuar për krimet e saj prej vitit 2018.

“Mack ishte një vajzë e shkëlqyeshme, aktore e shkëlqyeshme … por rrjedhimisht ajo u përfshi në diçka që ishte më e madhe se ajo”, shton Rosenbaum.

Por siç e shpjegoi vetë Mack për gjykatësin “si çdo anëtar tjetër i një kulti, përpiqesh të jesh pjesë e dickaje më të madhe”.

“U bashkova me Nxivm për të gjetur një qëllim. Isha e humbur, doja të gjeja një vend, një komunitet ku të ndjehesha e stabilizuar,” rrëfente aktorja mes lotësh në dëshminë e prillit 2019.

Para rënies në humbëtirë, Mack e mbushte zbrazëtirën personale me profesionin e saj, që kishte rafinuar prej fëmijërisë.

Prej moshës 14 vjecare ajo kishte luajtur në filma dhe seriale amerikane, para se të bashkohej me kastin e “Smallville” në 2001, në moshën 18 vjeçare.

Ndërsa në setin e filmit ‘Superman’ Mack kishte gjetur një lidhje që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e saj.

Ajo ishte lidhur ngushtë me kolegun aktor Kristin Kreuk, i cili në 2006 e solli në Vancouver, Kanada ku u takua me një grup të lidhur me  Nxivm, shkruan New York Times .

Kreuk i cili tashmë ka vdekur, nuk e kishte idenë për aktivitetet e errëta të grupit dhe aq më pak merrte pjesë në to.

Në takimin me gruan që organizonte rrjetin e Raniere, Nancy Salzman, Mack u ftua menjëherë të njohej me “gurunë” e grupit, që e joshi atë me ide feminizmi dhe te ‘fuqizimit të grave’.

Sapo përfundoi xhirimet e “Smallville” në 2011 Mack u vendos në Brooklyn ku bleu një shtëpi të cilën e ktheu në qendrën e grupit Nxivm, për të qenë sa më afër “Vanguard,” sic e quante veten guru-ja Raniere.

Mack përdorte famën e saj televizive për të tërhequr femra të njohura në grup.

Në vitin 2016, ajo i fliste aktores së “Harry Potter” Emma Watson dhe këngëtares Kelly Clarkson për organizatën që quante “lëvizje e mrekullueshme e grave”. Ato nuk ranë në lakun e saj por Mack tërhoqi shumë aktore të reja, që më pas dëshmuan për aktet e tmerrshme që ajo kishte ndihmuar të kryheshin, si pjesë e kultit të seksit që Raniere krijonte brenda ‘Nxivm’.

Një prej viktimave, e identifikuar nga prokurorët si Nicole, ishte abuzuar në shtëpinë e Mack në New York.

“Raniere kishte mbyllur sytë e Nicole, e kishte shoqëruar në një makinë e më pas në një shtëpi. Ai e kishte urdhëruar të zhvishej dhe e lidhi në një tavolinë. Një tjetër person, i panjohur për Nicole, kishte nisur të kryente seks oral ndaj Nicole”, thuhet në dokumentet e gjyqit.

Mack akuzohet se ka qenë tutorja e skllaveve të seksit të Raniere. Në një prej rasteve ajo i thoshte një prej skllaveve që kishte qenë e abuzuar si fëmijë, se “mënyra më e mirë për të shëruar veten” ishte të bënte seks me Raniere.

Mack ishte gjithashtu ideatorja e damkosjes me të nxehtë të “skllaveve” të seksit të kultit duke sugjeruar se tatuazhet ishin një formë “e dalë mode”.

Mack e cila ishte martuar me aktoren Nicki Clyne në 2017 kishin bërë seks me Raniere, siç kishin bërë dhe Clyne e Salzman, u dëshmua në gjyq.

Mack raportohet se ishte me Raniere kur ai u kap nga policia në rezortin Puerto Vallarta, Mexico, në pranverën e 2018.

FOTO GALERI
1/8
Allison Mack para gjykates

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA