Sot është dita e dytë e vaksinimit të hapur masiv kundër COVID-19 në vend për të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë aplikuar në e-Albania.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij.
“Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00. Mbi 950 mijë vaksinime të kryera. MbroShëndetin. ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan ministrja Manastirliu.
Një ditë më parë në orën 08:00 të mëngjesit u hap dita e parë e vaksinimit të hapur anti-COVID, për qytetarët mbi 18-vjeç.
Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 955, 498 vaksinime anti-COVID ndërsa çdo ditë paraqitet një numër i ulët i të prekurve më covid ndërsa janë vetëm 56 raste aktive.
Top Channel