Coronavirusi në Greqi/ 633 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orë
30/06/2021 16:47
Ministria e Shëndetit Publik në Greqi njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 633 raste të reja me Covid-19.
Sipas informacioneve të dhëna nga shëndetësia 196 pacientë ndodhen në intubim, ndërsa janë regjistruar 11 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.
Kujtojmë se numri më i lartë i rasteve të regjistruar në një ditë në Greqi është shënuar më 20 mars 2021, kur 1340 raste u identifikuan në një periudhë 24 orëshe.
Ndërsa, numri më i lartë i vdekjeve për shkak të koronavirusit, në një periudhë 24-orëshe u regjistruar më datë 28 nëntor, kur 121 pacientë vdiqën.
Top Channel