Një 61-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Kavajë.
Autori me iniciale I. C. është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 Euro e dyshuar e falsifikuar. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 43 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. R., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Më datë 29.06.2021, shtetasi K. J., 31 vjeç, kallëzon se në rrugën “Njazi Meka”, në biznesin e tij bar-kafe, dy persona të paidentifikuar, në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerr jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.
Më datë 29.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J. H., 17 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel