Këtu jemi në qytetin e Durrësit pikërisht në një nga vendet ku ka nisur puna për të larguar sa më shpejt mbetjet urbane që kishin ditë qëndronin grumbull.

Mbetjet e Durrësit nuk janë një problem i krijuar këto ditët e fundit. Por është një problem shumë i madh që bashkia e Durrësit prej vitesh nuk i ka dhënë zgjidhje. Një vit më parë mbetjet e Durrësit hidheshin në Porto Romano dhe digjeshin në diell të hapur.

Pas mbylljes së kësaj qendre dhe kthimit të saj në një park, nuk u gjet zgjidhje për ndërtimin e një landfilli modern dhe herë pas here bashkia e Durrësit shkarkonte mbetjet ku të mundte.

Prej një viti mbetjet janë depozituar në qendrën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, në sharrë, por gjatë kësaj kohe bashkia nuk gjeti zgjidhje për ta mbështetur këtë proces me fonde, siç bën edhe bashkia e Tiranës.

Dje qendra e trajtimit të mbetjeve në Sharrë lajmëroi bashkinë e Durrësit se do ta ndihmojë për dy javë për t’i dhënë kohë kësaj bashkie të gjejë një zgjidhje përfundimtare por edhe të pastrojë qytetin. Bashkia më parë ka kërkuar që qeveria të akordojë fonde për këtë proces.

Megjithatë kjo që duket sot në Durrës është pamja aspak e këndshme për të cilën shpresojmë se me ndihmën e dhënë, qyteti të pastrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA