Banesat e dy vëllezërve, që ndodheshin ngjitur me njëra-tjetrën në Pogradec kanë marrë flakë paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në fshatin Piskupat. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërsa punohet për fikjen e flakëve, policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2021, rreth orës 11:10, në fshatin Piskupat, ka rënë zjarr në banesat e shtetasit R. T. dhe të vëllait të tij, të cilat ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel