Laç/ Drejtuesi i motorrit humbet kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spitalin e Traumës
29/06/2021 14:02
Një motorr ka dalë nga rruga në aksin rrugor Laç-Patok, pasi drejtuesi humbi drejtimin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 :30. Shoferi, identiteti i të cilët ende nuk dihet, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13 :30,në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një lokali, drejtuesi i një motoçikletë, ende i paidentifikuar ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes , si dhe identifikimin e drejtuesit të motoçikletës.
Top Channel