“Ke kohë sot?”/ Rama veçon juristen nga Londra, që dëshiron të kontribuojë në fushën arbitrazhit dhe Avokaturës së Shtetit: Lër një takim me mua

29/06/2021 10:51

Pas ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama në kuadër të nismës ‘Gati për Shqipërinë’, shumë shqiptarë të talentuar, të arsimuar dhe të profesionistë që jetojnë jashtë vendit, por edhe brenda vendit, janë shprehur të gatshëm të kontribojnë.

Sot shumë prej tyre shprehën vizionin e tyre për të kontribuar në fusha të ndryshme për zhvillimin e vendit.

Ndër to Rama shprehu interes edhe për një profesioniste e cila tha se punonte në fushën e arbitrazhit dhe se kontributi i saj për vendin do të ishte i përqendruar në përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

‘Jam Blerina Xherai, jam një juriste e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e BE, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kam punuar vitet e fundit në fushën e arbitrazhit, të investigimeve, detar dhe konverciale. Aktualisht punoj në Londër dhe kam fituar një eksperiencë që nga 2012 si në firmat ligjore sa i përket arbitrazhit ndërkombëtare por edhe në fushën akademike. jam arbitre e dhomës së arbitrazhit të Kosovës. Jam edhe anëtare e bordit të rregullta të Hagës mbi arbitrazhin dhe të drejtat e njeriut, angazhimi im është në ta ardhmen në krijimin dhe reformimin apo përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të doja të jepja edhe kontribut të avokaturën e shtetit.’- tha ajo.

Rama: Lër një takim të Blerinës me mua! Nuk e di a ju ka rënë në vesh që ne po punojmë për të bërë një ndryshim në mënyrën e organizmin të administratës duke futur edhe konceptin e nëpunësit dixhital, do jem i lumtur të organizoj një hapësirë ku kontributi të jepet edhe nga jashtë por të jetë konstant, me projekte e detyra të caktuara. Për të ndjekur punën pa qenë të detyruar të jeni prezent duke komunikuar sipas përvojave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA