Prokuroria e Posaçme kërkoi 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, për 137 kilogramë kokainë të kapur në shtator të 2019-ës.
Për Altin Myslihakën u kërkua 18 vite burg, i cili përfitoi nga Gjykimi shkurtuar dhe shkon në 12 vite.
Për Ardian Begën u kërkua 12 vite dhe shkon në 8 vite e 8 muaj burg.
Trafikantët u kishin vendosur GPS të fjalës së fundit të teknologjisë pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.
Pikërisht gjatë ndërhyrjes në Pire pasi kanë kërkuar edhe specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit. Pikërisht aty në një grup të ngushtë hetuesish ku u përfshinë si hetues edhe shqiptarët, kokaina ku shkruhej lart BAR BUS pasi u peshua dhe ishte 137 kg , u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës .
Ndërsa 17 të tjera janë zëvendësuar me gips.
Top Channel