Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është arrestuar sot në Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht gruan e tij.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.M. ka ushtruar dhunë për motive të dobëta ndaj 30-vjeçares me iniciale N.M.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA