Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit janë Q. D., 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij; B. M., 56 vjeç, L. B., 48 vjeç dhe R. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; B. H., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; I. H., 28 vjeç, pasi ka goditur me thikë, shtetasin G. N., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; G. Sh., 38 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfizo Keko”, për motive ende të paqarta, është konfliktuar me një shtetase 34-vjeçare.
Sipas policisë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për mbylljen e lokalit të tij sipas orarit policor. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. D., 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. M., 56 vjeç, L. B., 48 vjeç dhe R. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; B. H., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. H., 28 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. N., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit I. H. Më datë 28.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G. Sh., 38 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfizo Keko”, për motive ende të paqarta, është konfliktuar me një shtetase 34-vjeçare. Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel