Shqiptarët që jetojë në Kretë dhe Rodos kanë nisur tashmë të aplikojnë për mjetet e identifikimit në ishujt grekë.
Lajmin e njofton ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Nga Iraklio i Kretës nisëm projektin e shumëpritur, për realizimin e aplikimeve për dokumente biometrikë në ishujt Kretë dhe Rodos ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë”, njofton Xhaçka.
Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të gjendet në këta dy ishuj, në dy qendrat kryesore të tyre, sipas datave:
– Qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 29 dhe 30 qershor 2021.
– Qyteti Rodos, ishulli Rodos, në datat 1 dhe 2 korrik 2021.
Kështu, shqiptarët që ndodhet në këto dy ishuj, nuk kanë pse të vijnë në vendin tonë e të përballen me radhë të gjatë, për t’u pajisur me mjetin e identifikimit.
Top Channel