Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Lalm Lukaj” në Lezhë pasi tentoi të mbillte kanabis.
N.D. banues në fshatin Lalm të Lezhës është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Lezhë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Lalm Lukaj”, Lezhë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi N. D., 57 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel