Qeveria vendosi mbrojtjen e ambasadorit të BE nga Garda, a u kërcënua? Çuçi: Pyesni Soreca-n

28/06/2021 12:17

I pyetur nga gazetarët ministri Bledi Çuçi tha se vendimi për mbrojtjen e ambasadorit të BE nga Garda ishte një kërkesë e vetë Sorecës.

Por se pse e kërkoi ai këtë Çuçi tha se më mirë do ishte të pyetej vetë ambasadori.

“Në lidhje me vendimin e qeverisë në bazë të ligjit të ri qeveria ka të drejtën të caktojë mbrojtje të posaçme edhe për personalitete të tjera. Në rastin konkret ka qenë një kërkesë e ambasadorit Soreca dhe ne vendosëm rritjen e nivelit të sigurisë për të. Pse ka ndodhur kjo mund të pyesni ambasadorin Soreca pse ka pasur nevojë të rrisë mbrojtjen e tij”, tha Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA