“Po i shëtis përreth”, Ambasadorja e SHBA-së u tregon miqve nga Paqësori Shqipërinë
28/06/2021 10:29
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tregon se ka miq të saj që kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror.
Me një postim në Instagram, Kim bën me dije se miq të saj të fëmijërisë nga Guam, ishull në veri të Oqeanit Paqësor ku është rritur, kanë ardhur për vizitë në vendin tonë.
Me hartë në dorë, përmes fotos ambasadorja thotë se po i shëtit ata përreth Shqipërisë duke shtuar se miqtë e saj po përfshihen tashmë në trendin për të vizituar vendin tonë.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po përfshihen në trendin për të vizituar Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.
Top Channel