
Të apasionuarit pas sportit të tenisit tashmë mund të rezervojnë Fushat e Tenisit në Parkun e Madh! Hapësirat e reja sportive janë totalisht funksionale.
Fushat Sportive të Tenisit janë shndërruar tashmë në një hapësirë model prej rreth 3600 m², totalisht e rikualifikuar. Si një oaz brenda parkut,
Fushat Sportive të Tenisit ofrojnë në afro 3600 m2: 2 fusha tenisi, dy tavolina ping-pongu, ballkonin panoramik ose objektin informues të fushave të tenisit (Info point) ku merret informacion për rregullat e shfrytëzimit të fushave, oraret e shfrytëzimit të tyre, prenotimi i orareve.
Mjediset kanë dhe hapësira rekreative pasive si tarraca e objektit në formë elipsi, e cila shërben si një pikë panoramike për frekuentuesit e parkut, një mol, ndriçim me disa lloje ndriçuesish.
Top Channel