Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i pyetur nëse ndjen përgjegjësi moral në lidhje me ngjarjet e rënda që janë regjistruar ditë te fundit në vend, tha jo pasi ato janë ngjarje që ndodhin zakonisht.
Sipas tij ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjëra që ndodhin pavarësisht nesh. ‘Gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat’, u shpreh Çuçi.
“Unë nuk thashë që përgjegjësia është vetëm gjyqësore . Sidomos për krime banale si Velipoja, përgjegjësia është shumë e gjerë dhe në rastin konkret unë nxora nga protokolloi im rastin më të fundit në lidhje me çështjen e armëmbajtjeve pa leje .
Nuk mund të bëjë policia çarmatosjen e rrënjosur që nga 97. E përmenda gjyqësorin se ka rol të jashtëzakonshëm në këto momente
Sot që janë në emisionet e ngjarjes së fundit të gjithë të dënohen 7 vite. Tani si mund ta çosh këtë njëri në shtëpi të rrijë rehat kur ka qenë gati të vrasë dikë.
Ka shumë rëndësi të funksionojnë të gjitha hallkat. Sa për përgjegjësinë morale, e para si njeri unë do doja të mos kishte aksidente dhe vrasje fare, nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme , jo se kjo duhet të bëhet normale, por janë gjëra që ndodhin, pavarësisht nesh”.
Top Channel