Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në deklaratën për mediat ka theksuar se viti 2021 është më pozitivi sa i përket aksidenteve të ndodhura në vend.
Ai publikoi statistikat duke nisur nga 2016 deri në vitin 2021, duke theksuar se para 5 vitesh në 6 mujorin e parë ndodhën 928 aksidente, kurse në këtë vit 667.
“Me përjashtimin e 2020-ës që kemi qenë 3 muaj në locked down, në 2021-shin nga të vrarë, në të plagosur lehtë 2021-shi është muaji më i mirë nga 2015-ta. 928 aksidente në 2016-ën në 6 mujorin e parë, 667 në 6 mujorin e parë të 2021-shit. 130 të vdekur në 2016 në aksidente, në 2021-shin 102. Këto janë statistikat, edhe nga pikëpamja statistikore 2021-shi ka qenë një vit i mirë. Pavarësisht ngacmimit emocional për shkak të humbjes së jetës duhet të tregohemi të ftohtë sa i përket statistikave”, tha ministri.
Ai theksoi se të gjithë ata që duana të jenë në poste drejtuese në vend do të kalojnë Vettingun.
“Çdo drejtues i lartë duhet të vetohet nëse do të mbajë një pozicion drejtues në Policinë e Shtetit. Policia është një piramidë që dallohet shumë e qartë. Veç nivelit të lartë drejtues, kam verifikuar duke pezulluar procesin derisa të miratojmë një paketë të re, por vettingi8 është një proces i vazhdueshëm, kush do të shkojë në nivele të larta do të vetohen”, tha Çuçi.
Top Channel