Denoncimi/ Qytetari ankohet për urbanët e Shkodrës: Janë pa dokumente dhe pa kontroll teknik prej 5 vitesh
28/06/2021 17:52
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Top Channel”, në rubrikën “Ti raporton”.
Një qytetar nga Shkodra denoncon shërbimin e autobusëve urban në qytet duke thënë se nuk kanë kontroll teknik si dhe janë të pa amortizuar.
“Përshëndetje, jam një qytetar nga Shkodra. Urbanët e qytetit në Shkodër janë të pa amortizuar dhe pa dokumente dhe pa kontroll teknik e pa siguracion mbi 5 vjet”, shkruan qytetari.
Top Channel