Ministri Bledi Çuçi u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për situatën e rënduar me mbeturinat në Durrës.
Ministri tha se ka ndjekur situatën dhe se këto 2 ditë do të marrë një zgjidhje, megjithëse shtoi ai problematika do të ekzistojë deri sa të bëhet një landfill.
Pyetja e gazetares: Doja t’iu pyesja dhe për një problematikë që kanë ngritur qytetarë të Durrësit, ku mediat kanë raportuar ditët e fundit për depozitimin e mbeturinave në vende të hapura , masive. A keni marrë ju masa ndaj personave që janë kompetentë për këtë çështje, qoftë ata zyrtarë lokalë apo kompani
Ministri Çuçi: Në lidhje me çështjen e depozitimit të mbeturinave, është një problem që në fakt ka ekzistuar dhe më përpara dhe agravohet vazhdimisht, sidomos për zonën e Durrësit, deri sa të bëhet një landfill model dhe aty. Unë e kam ndjekur situatën, edhe me kryetaren e bashkisë së Durrësit dhe është gjetur një zgjidhje për t’i çuar diku tjetër ato, gjithë pjesën e mbeturinave të Durrësit. Besoj se këto 2 ditë do marrë një zgjidhje të shpejtë se ku do të depozitohen mbeturinat e Durrësit. Duhet të dini që kjo është një përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm, por disa institucioneve që fillon tek pushteti vendor , është një përgjegjësi kontraktuale e pushtetit vendor me kompaninë që ofron shërbimin në raste të tilla , është një përgjegjësi rregullatore sigurisht që duhet të luajë një rol aq sa luan edhe ministria e mjedisit në lidhje me standardet që vendos.
Si ministër i Brendshëm unë lam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda përtej qarkut të Durrësit për të mos pasur atë akumulim të mbeturinave.
Top Channel