
Qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi nuk do të kenë më nevojë të paguajnë 15 euro për ta siguruar automjetin për vetëm dy javë, gjatë qëndrimit në vendin fqinjë.
Byrotë e Sigurimeve të të dyja shteteve kanë nënshkruar të premten marrëveshje në Podgoricë, për largimin e taksës që nga 1 korriku.
Vlera e kësaj takse në të dy shtetet brenda vitit kapte shifrën e 4 milionë eurove, nga të cilat 2.7 milionë paguanin kosovarët
Nga përfaqësuesit e dy qeverive, marrëveshja u vlerësua se do të ndikoj në përmirësimin e marrëdhënieve.
Në vend të policës kufitare, ata mund të kalojnë kufirin përmes taksës “Tpl plus”, të cilët kosovarët e paguajnë për kalimin e kufirit me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kostoja e saj është 30 përqind e vlerës së përgjithshme të sigurimit të automjetit.
Top Channel