Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Berlin për bisedime me homologun gjerman, Heiko Maas e për të marrë pjesë në konferencën e paqes për Libinë.
Kryediplomati amerikan garantoi se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara ndaj marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi disa cështje.
Një prej tyre, është pikërisht ajo e gazjellësit rus, të përfunduar tashmë në masën 95%. Zyrtarët amerikanë insistojnë se ky tubacion do ta bëjë Europen edhe më të varur nga rezervat ruse të energjisë, por qeveria gjermane ka refuzuar ta ndalojë projektin.
Blinken: Ne jo gjithmonë jemi dakord.Ministri i Jashtëm dhe unë folëm sot për një nga ato fusha të mosmarrëveshjeve, gazsjellësin Nord Stream 2, i cili vazhdojmë të besojmë se është një kërcënim për sigurinë energjetike në Europë.
Blinken është në Gjermani në një periudhë kur administrata e presidenti Joe Biden vazhdon me veprimtari diplomatike që synojnë të qetësimin e aleatëve të Europës Perëndimore, pas katër vite marrëdhëniesh të trazuara në kohën e ish presidentit Donald Trump. Kreu i DASH shkon më as në
Romë për bisedime me homologun italian Luigi Di Maio lidhur situatën në Siri, dhe në Francë ku do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron për të ritheksuar mesazhin e Bidenit mbi forcimin e marrëdhënieve transatlantike.
Top Channel